Një burrë është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi ka kanosur ish të dashurën.
I dyshuari edhe më parë e ka kanosur ish të dashurën dhe rasti ka qenë i denoncuar në Polici.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas nga Kosova nën dyshimin se ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari edhe më parë e ka kanosur dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici.”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /TV Malisheva