Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka vendosur të ndajë medalje për personalitete nga sfera e kulturës, sportit dhe sigurisë për personalitete që kanë dhënë kontribut dhe kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, ceremonia e ndarjes së medaljeve do të mbahet sot (e hënë).
Kujtojmë që më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës është shpall pavarësia e Kosovës. Shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.
Kjo ditë u shënuar me një sërë aktivitetesh në Kosovë, ndërsa sot do të ndahen edhe medaljet presidenciale të meritave.
/TV Malisheva