Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencën vjetore “Par Progresi Kosovë 2023” në të cilën u diskutua rëndësia e reformës në Administratën Publike.
Diskutimi u fokusua në reformat e administratës publike dhe se sa institucionet po arrijnë të përballojnë barrën e proceseve të Integrimit në BE. Ndërsa nga Zyra e BE-së në Kosovë, u shprehën kundër miratimit të dy Ligjeve; atë të Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Arbëresha Loxha Stublla, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së, tha se reforma në administratën publike është proces fondamental për shtetet që kanë synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Është vitit dytë që GPLS është duke organizuar këtë konferencë, e cila është për reforma e administratës publik. Këtë vit jemi mundu që të trajtojmë temat që janë sfiduese, reforma e administartë është njëra ndër proceset fundamentale të shteteve që kanë për qëllim integrimin në BE. Këto proces e definojnë atë që e bëjën administratën që të jetë efikase për qytetarët dhe për buxhetin e shtetit”, tha ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, për herë të parë në Kosovë është bërë unifikimi i pagës në sistemin publik.
Gjatë konferencës vjetore të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) “Par Progresi Kosovë 2023” të martën, Kurti ka thënë se me Ligjin për Paga, që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji, dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët ka rënë në mënyrë drastike.
“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në sektorin publik, në Republikën e Kosovës për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sistemin publik dhe po mënjanohet pabarazia drastike në pagë çfarë ishte në të kaluarën. Dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët nga 20 sa ishte dikur tani është zbritur në vetëm 4,70 herë. Kemi rritje të buxhetit për paga prej 105 milionë euro”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se raportet vendore dhe të huaja kanë treguar në të kaluarën se ka politizim në proces të ndryshme, mungesë të profesionalizmit, të llogaridhënies dhe të matjes së performancës.
“Në vitet e shkuara raportet vendore dhe ndërkombëtare i kanë gjetur këto katër konstatime të cilat ne duhet t’i adresojmë me urgjencë. Me këto dukuri dhe mungesa që kanë përcjellë administratën tonë ndër vite besimi i qytetarëve karshi institucioneve publike është zbehur. Kjo mandej në efektin zinxhir ka shkaktuar jo efikasitet. Kjo ka qenë shtysë qe qeveria të tregojë vullnetin e plotë politik për të adresuar sfidat për reformimin e administratës publike në Kosovë”, ka shtuar ai.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynyog, kritikoi qeverinë e Kosovës që nuk ka marr parasysh komentet e BE-së në lidhje me ligjin për paga dhe ligjin për zyrtarët publikë.
Ai tha se BE nuk pajtohet që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë dhe nuk janë konsultuar me palët e interesit.
“Reforma në Administrata publike është një qelës kyç për t’u bashkuar në BE ku ofrohen shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset. Dy miratime që janë bërë vitin e kaluar për sa i takon ligjit për paga dhe ligjit për zyrtarë publikë, dua të shpreh qëndrim kundër. Ne nuk pajtohemi që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë. Ato duhet të konsultohen më palët e interesit dhe ato nuk janë bërë. Këto konsultime me shoqërinë civile është dashur të bëhen. Ligji i ri për zyrtarët publikë lidhet me parimet e administratës publike”.
“Ne pranojmë që ka një boshllëk në këtë dhe BE nuk pajtohet më mënyrën se si qeveria ka zgjedhur t’i shqyrtojë këtë ligje dhe komentet që ka bërë BE dhe SIGMA nuk janë marrë parasysh nga qeveria. Zyrtarët publikë i vendos ata në një rrezik të korrupsionit dhe ndikimit politikë. Ligji i ri nuk do të krijoj kushte për të rekrutuar njerëz në këto pozita të lira. Sa i përket ligjit të pagave është mirë që ekziston, megjithatë është dashtë të vendoset pas organizimit të administratës publike. Kjo reformë është për një kohë të gjatë, si BE do të vazhdojmë që të mbikëqyrim reformën në Administratën publike”, tha ai.
/TV Malisheva