Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, në kohën e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se askush nga prokurorët e shtetit, nuk punon me tendencë.

Hoxha, ka deklaruar se hetimin për rastin e Astrit Deharit, e kanë bërë në mënyrën më profesionale, derisa kur është kërkuar që rasti të kalojë në Prokurorinë Speciale.

”Nuk kam punuar e as nuk punon kush prej prokurorëve të shtetit me tendencë”.

”Këtu është një kod i etikës, jepet një betim për këto punë. E kemi një përgjegjësi që ia japim dikujt. Përkundrazi, nuk ka asnjë tendencë”.

”Ne këto i kemi bërë në mënyrën sa më të mirë të mundshme profesionale, dhe kemi dalë me një konkluzion të tillë. Pastaj ndërkohë është kërkuar që rasti të kalojë në Prokurorinë Speciale”.

”Pastaj qeveria ka ndarë mjete me çu ekspertizën edhe jashtë, mirëpo edhe këto ditët e sotit, edhe para 8 dhjetorit të vitit të kaluar, kur ndodhi zhdukja e mostrave. Unë e di që aktivist politik, por nuk bën të ndërhyhet në punën e organeve të drejtësisë”.

”Me kërku drejtësi për Astritin, e nesër për këdo tjetër po, por ndërhyrje qysh kanë ndërhy atëherë e qysh po ndërhyhet edhe tash, kjo është e pakuptimtë”./Klan Kosova

 

Share.