Pasi fitoi një nga sfidat më të rëndësishme, duke mundur virusin Covid-19, Paolo Maldini duhet të vendosë për të ardhmen e tij te Milan.
Legjenda kuqezi është në një raport shumë delikat me klubin, sidomos pas largimit të Zvonimir Boban.
Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, ish-kapiteni milanist, tashmë në rolin e drejtorit teknik kërkon siguri për të ardhmen.
Ai ka në plan një përballje me pronarët e fondit “Elliot” për të kuptuar projektin, që për momentin bie ndesh me idetë e tij, duke nisur nga trajneri. Ralf Rangnick i projektuar si e ardhmja e pankinës së Milanit nuk pëlqehet nga Maldini. Këtë ai e ka thënë hapur. Po ashtu, ish-kapiteni ka një kusht të rëndësishëm për të vazhduar punën te Milan.
Ai nuk do vetëm një rol fasadë, por vendimmarrës. Duke qëndruar në atë që raporton gazeta sportive më e madhe në Itali, “topi” kalon në këmbët e pronarëve të klubit, që tashmë duhet të vendosin nëse do të plotësojnë ose jo kërkesat e Paolo Maldinit./ Tv Malisheva