Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sot ka vizituar AKB-në ku diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryetar i AKB -së, Agim Shahini në fjalën e tij para të pranishmeve theksoi se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ende ka nevojë te rritet , sa i për ketë shkëmbimeve tregtare në këto dy vende.
Shahini falënderoj për vizitën dhe shprehi konsideratë të lartë për bashkëpunimin dhe kontributin e ambasadorit për nxitjen dhe mbështetjen e vazhdueshëm për ekonomin dhe prodhimin e dy vendeve.
Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi theksoi se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve ka jep mesazh shume te mirë në koordinimin dhe bashkëpunimin ne mes të bizneseve të dy vendeve. Ju përgëzoj për punën, aktivitetet qe po i bëni, si AKB në të mirë të zhvillimit ekonomike e bizneseve plotë 20 vite. Si ambasadë që unë e udhëhoqi , do vazhdojmë bashkëpunimin edhe me të madh si dy institucione në përkrahje për bizneset për të dy vendet.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar shumë tema që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me ekonominë e dy vendeve, mbi gjitha u theksua rëndësia e rritjes së efikasitetit të punës dhe bashkëpunimit për të hequr barrierat tregtare, përmes propozimeve konkrete nga bizneset. Përkushtimi më i madh këtë drejtim dhe ndryshimet e duhura në legjislacion mund të japin rezultat shumë pozitive për bizneset e dy vendeve.
Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej përmes takimeve të vazhdueshme ndërmjet Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë , gjithmonë në interes të biznesit për të dy vendet.
Në këtë takim ishte i pranishëm anëtari i bordit të AKB-së njëherit pronari i Petrol Company, Shkelzen Jusaj, i cili tha se bashkimin kombëtarë në realitet janë duke e bërë bizneset, ekonomia tashmë po ec para politikës dhe kjo është e rëndësishme pasi në këtë mënyrë mundësohet që tregu të jetë i përbashkët dhe se fuqizimi i bizneseve bëhet duke i ngritur shqetësimet të cilat mund të adresohen më lehtë në mënyrë konkrete.
Në fund të takimit AKB-ja i ka ndarë mirënjohje Ambasadorit Minxhozi, me motivacion: Për nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtarë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shenjë respekti për bashkëpunimin tradicional në mes te dy institucioneve tash e 20 vite.
/TV Malisheva