Më 25 shkurt 1836, Samuel Colt kishte regjistruar shpikjen e tij, revolverin me pesë fishekë.

Parimi i funksionimit të pistoletës Colt nuk kishte qenë i ri, por ai kishte qenë më praktik se të gjithë revolverët e deri atëhershëm.

Ushtria dhe marina amerikane e kishte përfshirë revolverin colt në arsenalin e armëve të saj standarde, çka kishte ndikuar që kjo armë të përdorej edhe nga njësitë e tjera të ushtrisë.

Uzina e armëve Colt në Paterson të shtetit New Yersey kishte prodhuar mijëra pistoleta të tilla deri në vitin 1841, kur kishte dalë varianti i dytë Walther Colt, pistoletë më e madhe me fishekë të kalibrit 0,45 milimetra.

Pistoleta e re, Walther Colt me peshë rreth 1 kilogram dhe grykën e gjatë 23 centimetra, ishte thënë se i kishte ngjarë një topi artilerie. /TV Malisheva

Share.