Ish-kandidati për president të Serbisë dhe lideri i lëvizjes serbe qendër, Zdravko Ponosh ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi, ka pranuar garanci nga perëndimi për praninimin e planit franko-gjerman, po vetëm për vetën e tij.
‘Ka pranuar garanci, por për veten. Përkrahje për qëndrim në pushtet deri kur marrëveshja të zbatohet…’, ka deklaruar Zdravko Ponosh ish kandidat për president nga opozita në Serbi.
Ponosh ka deklaruar këtë i pyetur për pritshmëritë e perëndimit ndaj qëndrimeve të Serbisë dhe bashkëpunimit të saj në negociatat në Bruksel, nëse Vuçiq ka pranuar ndonjë garanci për të nënshkruar marrëveshjen.
“ Ka pranuar garanci, por për veten. Përkrahje për të qëndruar në pushtet deri sa ajo marrëveshje të zbatohet…në anën tjetër pengesat për shuarjen e zërave demokratik, të drejtave të njeriut po vazhdojnë..’ ka thënë Ponosh shkruan Danas.
Ndryshe sot në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
/TV Malisheva