Po cilat janë disa prej bimëve që ndihmojnë mëlçinë të pastrohet?
Hithrat: janë bimë me veti të shumta shëruese dhe përdoren për inkurajimin e organizmit në përgjithësi. Mu për këtë arsye, gjendet në përbërësit për çaj, për shërimin e problemeve në lukth dhe në mëlçi, ndërsa që shtohet edhe në përzierjet e çajit për pastrim pranveror dhe vjeshtor të organizmit. Hithrat përmbajnë hekur dhe vitaminë C, dhe enzimat që ndikojnë në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe se mund të përdoret në luftën kundër anemisë.
Majdanozi: Pjesët shëruese të kësaj bime janë rrënja, farat dhe e gjithë bima. Gjethet e majdanozit dhe rrënja janë të pasura me vajra shëruese. Studimet kanë treguar se si përbërësi miristicinë ka efekt antibakterial dhe ndikon si efekt mbrojtës në mëlçi dhe kundër kancerit. Njëkohësisht, majdanozi është i pasur edhe me antioksidues. Përbërësi apigjeninë është antioksidues i fortë dhe mbron qelizat prej dëmtimeve. Prandaj, mjekësia popullore majdanozin e përdor kundër fryrjeve, grumbullimit të ujit në organizëm, për qetësim dhe zbutjen e dhimbjeve
Shpargujt: Kjo perime pranverore përmban sasi të madhe me kalium dhe aminoacide, e pasi përmban pak natrium shihet si një diuretik. Shpargujt janë burim i mirë për nutriente që ndikojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidues. Pos vitaminës C, përmban edhe zink dhe selen, e kjo i shndërron shpargujt e egër në pastrues të mëlçisë. Ngjyrën e gjelbër ia kanë borxh klorofilit, që ndryshe njihet edhe si pastrues i mëlçisë.
Avokado: Kur konsumojmë avokado, organizmi ynë prodhon glutation, një aminoacid që luan rol antioksidues dhe lufton radikalet e lira. Avokado është gjithashtu e pasur me vajëra vegjetale, të cilat reduktojnë kohën e qëndrimit të kolesterolit në gjak, duke rifreskuar në këtë mënyrë aparatin kardiorespirator.
/TV Malisheva