Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se dakordanca e së hënës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është garanci nëse do të lëviz pozicioni i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Deliu-Kodra në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vetëm njohja e ndërjellsë do t’i shërbente Kosovës.

“Marrëveshja e dakorduar në fakt, nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëviz pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pos qe siguron avancimin e pozitës serbe në Kosovë në shkallë autonomie në lidhje të drejtpërdrejt me Serbinë, që në Kushtetuten e saj mban Kosovën si pjesë të saj integrale. Vetëm njohja e ndersjellë do t’i sherbente Kosovës si kundërargument ndaj shteteve dhe organizatave, të cilat kontestojnë shtetësinë e Kosovës duke i mohuar vendin e merituar në hapesirën nderkombëtare”, ka deklaruar ajo.

/TV Malisheva

Share.