Të hënën është mbajtur takimi në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kjo çështje ngjalli reagime edhe tek qytetarët. Asociacioni është marrëveshje ndërkombëtare e cila është e votuar në parlamentin e Kosovës në vitin 2015 nga ish kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa me 84 vota pro, dhe nëse kryeministri Kurti e pranon këtë marrëveshje ai nuk duhet të fajësohet tha qytetari, Shaip Hajrizi.

Hajrizi: Asociacioni duhet të pranohet kushdo që është kryeministër

“Asociacionin duhet me pranu kush do që është kryeministër sepse ajo është marrëveshje ndërkombëtare e votuar në parlamentin e Kosovës me 84 vota na pëlqej apo s’ na pëlqej neve, atë e kemi obligim dhe s’mundet t’i ik askush, nuk po fajësohet Albini nëse e pranon në bazë të kushtetutës si e ka quar Isa Mustafa, në kushtetuese më 2015 dhe me ato sugjerimet e kushtetueses duhet të pranohet. Mirëpo është një tjetër problem për Kosovën pse po pranohet tash Asociacioni, në rend të parë Albini e ka gënjyer popullin dhe i ka marrë votat që se pranoj asnjëherë, njëra. E dyta Asociacioni është dashtë të formohet kur të bëhet njohja reciproke prej Serbisë tash po jepet asociacionit për targa njohja tash më s’po flitet dhe këtu është dëmi i Kosovës dhe që është për kritikë Albin Kurti pse e largoi njohjen reciproke me gabimet e tij duke mos i njohur amerikanët duke mos bashkëpunu me ta e dorëzoi veriun, e bëri tollovi atje, s’ ka polic s’ ka asgjë. Nuk po funksion asgjë, Albini thotë prap jam shtet sovranitet, pra këtu është problemi i Albin Kurtit që mbramë pranoi pakon, e cila është Asociacioni pa njohje reciproke, këtu është dëmi i Kosovës”, tha Hajrizi

Për të dal i mirë në sy të popullit të tij secili nga kryeministrat ka interesat e tij dhe tani kryeministri Kurti do të dal të thotë se ai se ka pranuar Zaidnicën por ka një Asociacion të ri, tha Hajrizi.

Hajrizi: Edhe presidenti Vuçiq edhe kryeministri Kurti kanë interesat e tyre

“Secili i ka interesat e veta dhe mundohet të dal para popullit të tij i mirë, por të jeni të bindur se tani do dal Albini dhe do të thotë “Nuk e kam pranuar unë Zajednicën e juaj” e këtyre që e kanë bërë një asociacion tjetër por faktikisht ai është i njëjti”, theksoi ai.

Bindjet politike tashmë kanë ndryshuar pasi që jam zhgënjyer nga Vetëvendosja dhe nga kryeministri Albin Kurti dhe se kjo marrëveshje ka qenë që para 10 viteve vetëm se ka qenë më e vogël dhe tash ne po i bëjmë dhurata të tjera Serbisë tha, Xhemajl Duraku një tjetër qytetar.

Duraku: Për Kryeministrin Kurti tashmë simpatitë kanë ndryshuar

“Nga fillimi e kam pasur një simpati për Vetëvendosjen tash nuk kam më për Kryeministrin, sepse nuk i ka mbajtur premtimet që ai i ka dhënë, atëherë ka qenë Albini tash është kryeministër… Kjo marrëveshje ka qenë që 10 vite vetëm sa ka qenë më e vogël por tash e kanë dhuratë edhe ligjin për kisha, një dhuratë ia ka dhënë Serbisë, pra dy dhurata një ka qenë Asociacioni e ka kundërshtuar dhe shumë drejtë që ka kundërshtuar tani edhe për kishat”, tha Duraku.

Fatin e Bosnjës do ta kemi edhe ne, pasi që llafe po kanë të gjithë por punë aspak. Na duhet kjo lëvizje e lirë për shkollim, lëvizje të mallrave, njohja e dokumenteve tha qytetari nga Prishtina, Burim Makolli.

Makolli: Nëse Kurti e pranon atë që thotë Serbia, ne do të kemi fatin e Bosnjës

“Mendimi im është që nëse e pranon, e kam thënë edhe njëherë fundi është se asgjë nuk kemi bërë sepse mbas 10 viteve Serbia ka për t’ju qasur prap Kosovës sepse ai prap ka për ti bërë komunat sikurse në Bosnje që i ka bërë të gjitha komunat bashkë në një republikë. Është një e mirë që fjalë ka sa të duash kurse duhet për të menduar se na nuk kemi qare për lëvizje të mallrave për njohjen e dokumenteve, shkollimit, pra janë shumë gjëra që shpesh herë, ku populli mundohet të flas paushall”, tha Makolli.

Takimi i radhës në mes kryeministrit Kurti dhe presidenti Serb, Aleksandër Vuçiq do të jetë në fund të muajit mars.

/TV Malisheva

Share.