Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka sfiduar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për publikimin e pagës së tij për muajin shkurt.

Ish-ministri i Bujqësisë, Mustafa përmes një postimi në Facebook ka publikuar pagën e tij që e ka marrë në muajin shkurt të vitit 2021 gjatë kohës sa ishte ministër të cilën e kishte 1 mijë e 208 euro.

Deputeti Mustafa ka pyetur ministrin Murati sa ia ka rritur vetës pagën me ligjin e ri për pagat.

“Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!”, ka shkruar Mustafa.

/TV Malisheva

Share.