Ish-Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, parasheh se me propozim planin e ri evropian që është pranuar të hënën në Bruksel rrezikohet, siç tha ajo, që në planin e ri të zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të riciklohen 23 çështjet problematike të cilave i identifikoi Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj në dhjetor të 2015-ës.
“Rrezikimi që po bën Qeveria me rinegociim, arsyetohet vetëm nëse arrijnë që në planin e ri implementues t’i evitojë edhe kompetencat ekzekutive, edhe ato të ndërmjetme, e poashtu të ruajë mbrojtjen ligjore dhe filtrin final përmes Gjykatës Kushtetuese”.
“Secili epilog tjetër do ta instalojë pakthyeshëm Serbinë zyrtare në Kosovë, dhe ky fatalitet do t’i faturohet – përveç dy ish kryeministrave Mustafa e Thaçi – edhe kryeministrit aktual Kurti”, përfundoi ajo.
/TV Malisheva