Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sa i përket procesit të dialogut, Kuvendi i Kosovës është në terr informativ, për shkak të mostransparancës së Qeverisë.

Ai tha se AAK- e mbështet kërkesën e LDK-së lidhur me raportimin e Kryeministrit Kurti në Kuvend për propozimin e BE-së.

”Jemi në terr informativ për dialog. Nuk është luftë partiake. Ne jemi ata që përfaqësojmë popullin. Kjo qasje tregon shumë për këtë kuvend. E mbështes kërkesën e Abdixhikut. E di që shumë prej jush që nuk pajtohemi edhe me qëndrimin tonë që e kemi pasë. Por është koha që të marrim një vendim e mos të humbim si vend”.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku propozoj mocion procedural që si pikë e rendit të ditës të jetë raportimi i Kryeministrit në Kuvend.

“Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit në seancën e sotme të kuvendit, të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues konform rezolutave dhe konform kohës”, tha Abdixhiku.

/TV Malisheva

Share.