Volkwagen Golf R, është spiunuar gjatë testimit në Nurburgring të Gjermanisë.

Golf R, vjen me një pamje të freskuar, katër rrotat aktive e me super fuqi motorike.

Duke parë GTI-në, GTE-në e GTD-në, edhe modeli i R vjen me dizajn pothuajse të njëjtë, i vetmi dallim janë dritat LED nga para.

Sipas raportimeve, VW dëshironte që ta përdorte motorin e RS3 Sportback 2.5 litërsh turbo, por Audi-a nuk ka lejuar përdorimin e motorit ikonik të tyre.

Kjo ka bërë që Golf R-i të mbes me motorin e saj të vjetër 2.0 litërsh, por të përditësuar, e i cili tani prodhon afër 330 kuajfuqi.

VW tashmë ka konfirmuar se do të prezantoj Golf R-in e ri gjatë këtij viti, por për shkak të koronavirusit, i cili ka pushtuar botën, nuk dihet se kur do të lansohet ai./ Tv Malisheva

Share.