Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ka pasur një replikë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Në foltoren e Kuvendit, Muja me duar në xhepa iu drejtua Krasniqit me fjalët ‘mos me shit fore këtu’.
Deputeti Muja iu kërkoi liderëve opozitarë të mos e sforcojnë dijen e tyre, pasi që i njeh shumë mirë.
“E kam vrejtë një tendencë të liderëve opozitarë kur ulen në këtë foltore kanë një tendencë me i sforcu kredencialet e tyre të dijes akademike. Ma bre se njihemi moti, mos um shit fore ktu“, u shpreh Muja.
/TV Malisheva