Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, do të udhëtoj sot për në Athinë, ka njoftuar zyra e tij.
Sipas komunikatës së lëshuar për media, gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek.
/TV Malisheva