Mimoza Kusari-Lila,deputete e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, pas mbledhjes së Kryesisë sot ka folur edhe për dialogun dhe marrëveshjen e arritur deri më tani me Serbinë.

Ajo mes tjerash tha se qasja e Serbisë ndaj Kosovës tashmë është e njohur, duke iu referuar deklaratës së presidentit të Serbisë, i cili tha se nuk e mbështetet anëtarësimin e Kosovës në OKB, për të cilën ka reaguar kryeministri Kurti.

“Komunikimi me Serbinë dihet si ka qenë, deklarimet e Vuçiqit nuk janë të reja. Kemi pasë vazhdimisht deklarata e shkelje të marrëveshjeve nga ana e tyre dhe se në këtë fazë të procesit të dialogut, qasja e Kosovës është që të nxirret maksimumi nga hapësira e ngushtë, e cila është krijuar ndër vite në procesin e dialogut-ka shtuar ndër tjera ajo.

/TV Malisheva

Share.