Halime Krasniqi, portiere e klubit ‘Shqiponja’ të Malishevës, është e vetmja femër nga Kosova e cila është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë U16 për turneun UEFA Development që mbahet nga data 7-12 mars, ku përveç Shqipërisë do të marrë pjesë edhe Kosova.

Ndeshjet do të luhen në qendrën sportive të ekipeve kombëtare në Kamëz.

Portierja e skuadrës nga Malisheva, Krasniqi u shpreh mjaft e lumtur për këtë ftesë.

“Jam mjaft e lumtur që mora ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Do të jenë momentet më të mira të karrierës sime, ku së bashku me vajzat kuq e zi do të mundohemi të japim më të mirën në fushë dhe do të dalim triumfues në këtë turne. Dua të falenderoj klubin tim për gjithë angazhimin që kanë dhënë për mua dhe vazhdojnë ta japin”, tha ajo.

Edhe klubi është mjaft i lumtur për ftesën e portieres së klubit të tyre, ku edhe falenderojnë Federatën e Futbollit të Shqipërisë për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

/TV Malisheva

Share.