Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola  është  duke zhvilluar vizitë zyrtare në Ukrainë më 4 mars bëri thirrje që ky shtet të lejohet t’i nis  gjatë këtij viti negociatat për anëtarësim në bllokun evropian.

“E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian”, është shprehur ajo. Ndërkaq Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky e ka falënderuar Metsolën për rolin e saj në arritjen e mbështetjes së Parlamentit Evropian lidhur me aplikimin për anëtarësim.
Kur të nisin bisedimet zyrtare, Komisioni Evropian do të gjykojë nëse Kievi ka plotësuar kriteret e anëtarësimit në BE sa i përket qeverisjes së mirë, lirive demokratike dhe sundimit të ligjit dhe KE-ja do të lëshojë opinionin e saj.

Share.