Një burrë është arrestuar dje në Pejë, pasi ka sulmuar fizikisht dy gra.

Policia ka informuar se njëra viktimë ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra nga Kosova. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, është bërë e ditur në raportin policor.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe “Sulm”.

/TV Malisheva

Share.