Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar sot kryeministrin Albin Kurti, për pranimin në parim të propozimit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Pas një aksioni para objektit të qeverisë, ku vendosën 205 nënshkrime kundër Asociacionit të peticionit në vitin 2015, Molliqaj paralajmëroi protestë kundër kësaj marrëveshjeje, e cila tha se do të mbahet në fund të muajit mars apo fillim të prillit.
Më 27 shkurt, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.
Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe se në tavolinë janë 16 modele evropiane.
/TV Malisheva