Komuna e Prishtinës ka njoftuar lokalet në sektorin e gastronomisë se me Rregulloren e re duhet të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar të zhurmës.
“Ju njoftojmë se, me rregulloren e re në fuqi për matjen e zhurmës , subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Kryeqytet OBLIGOHEN të furnizohen me pajisje që masin nivelin e zhurmës së emituar jashtë, rrjedhimisht të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Sipas njoftimit, subjektet afariste si: kafenetë, restorantet, baret, klubet e natës dhe të gjitha hapësirat e gastronomisë në kuadër të lokaleve që ushtrojnë veprimtari të ndryshme, të shfrytëzojnë afatin e aplikimit deri më 13 mars 2023, në ora 16:00, për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës.
Aplikimi online, sipas Komunës mund të bëhet në linkun: https://apliko.ndotja-akustike.com.
/TV Malisheva