Barcelona është një nga klubet e mëdha që do të bëjë investime të mëdha në merkaton e kësaj vere. Mediat spanjolle shkruajnë se skuadra katalanase do të investojnë për disa emra të njohur.
Dëshira e madhe dhe ëndrra është padyshim rikthimi i Neymar, teksa koronavirusi do të ulë ndjeshëm vlerën e futbollistit brazilian.
Në sulm synimi kryesor është afrimi i Lautaro Martinez nga Interi, si një dëshirë edhe e Lionel Messit për ta pasur partner në sulm.
Në mesfushë emri më i përfolur në orët e fundit është N’Golo Kante, i cili mund të zëvendësojë Rakitic dhe Vidal që pritet të largohen, ndërkohë që në mbrojtje synohet Aymeric Laporte.
Më poshtë mund të shihni formacionin e frikshëm që kërkon të formojë skuadra blaugrana./ Tv Malisheva