Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, duke thënë se ka shkelur të drejtat themelore të njeriut.

Duke komentuar nismat ligjore që janë dërguar në Kuvend, Hoti ka thënë se të njëjtat nuk mund të hyjnë në fuqi për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Sipas Hotit, Kosova ka nevojë për një qeveri me kompetenca të plota kushtetuese, e që merr përsipër të krijojë konsensusin e nevojshëm për të mobilizuar të gjitha mundësitë për të përballuar pasojat e pandemisë, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Supsendimi i demokracise, permes suprimimit te lirive themelore te njeriut nga Qeveria e shkarkuar, duke shkelur Kushtetuten, duke bankrotuar ekonomine pa asnje konsiderate, duke defaktorizuar Kuvendin, nuk mund te mbulohet me nisma ligjore parciale. Ne cilendo situate, keto nisma ligjore nuk do arrijne te hyjne ne fuqi ne kohe per te qene ne sherbim te menaxhimin te pandemise.

Kosova ka nevoje per Qeveri me kompotenca te plota kushtetuese, Qeveri legjitime qe merr persiper te krijoje konsensusin e nevojshem shoqeror per te mobilizuar te gjitha mundesite, brenda dhe jashte Kosoves, per te perballuar pasojat ekonomike e sociale te pandemise.

Kete gje mund ta beje vetem nje kryeminister e nje qeveri normale, jo konfrontuese, me mentalitet demokratik e ne respektim te ligjit dhe Kushtetutes. /Tv Malisheva

Share.