Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet pas njohjes ‘de facto’ të Kosovës nga ana e Serbisë, nëpërmjet marrëveshjes evropiane.
Konjufca këtë e ka deklaruar për një intervistë për ATV-në, duke thënë se Qeveria Kurti dhe SHBA nuk kanë dallime sa i përket marrëveshjes evropiane.
“SHBA mendoj që për ta bindur Serbinë për nënshkruar marrëveshjen po e theksojnë Asociacionin. S’bon me e themelu Asociacionin para marrëveshjes. Në Ohër duhet me shku me pozicionin tonë. Ndodh njohja ‘de facto’ dhe më pas Kosova ja gjen modusin Asociacionit”, ka thënë i pari i Kuvendit.
Më tej, Konjufca është shprehur pesimist sa i përket pranimit të marrëveshjes evropiane nga pala serbe.
“Ajo çka është e lejushme për Kosovën unë mendoj se mund të ishte vetëm ndonjë lloj dëmtimi abstrakt. Pra, na çka po mundohemi me bë: Kosova përmes një premtimi dhe një instruksioni të Gjykatës Kushtetuese po don me e nxjerrë njohjen de facto. Kurrgjë tu dhënë më shumë sesa Gjykata Kushtetuese na me mujtë me e kapë njohjen ‘de facto’. Kjo nuk do të ndodhë për arsye se Serbia nuk do ta pranojë këtë”, deklaroi ai.
/TV Malisheva