Vitesse ishte ekipi ku Milot Rashica spikati në karrierë dhe do të merrte vëmendjen në Europë. Prej andej do të përzgjidhej edhe nga ana e De Biazit për të luajtur me Shqipërinë, në miqësoret përpara se të mbërrinim në Europian.
Por vetë lojtari do të mërzitej nga vendimi i trajnerit italian që e la jashtë kompeticionit që zhvilluam në Francë, për të shkuar te Kosova. “VitesseTv” ka publikuar ditën e sotme një reportazh shumë të veçantë për të treguar karrierën e Rashicës. Ky i fundit ka treguar për holandezët edhe sa i përket kësaj zgjedhje të vështirë:
“Përpara se Kosova do të pranohej nga FIFA dhe UEFA, të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat do të luanin për Kombëtaren e vetme (Shqipërinë). Por unë zgjodha për Kosovën sepse i duhesha më shumë, jam një produkt i Kosovës dhe kam lindur aty. Po ka pasur disa shqiptarë që më quajtën tradhtarë dhe më kanë thënë fjalë të këqija, por ata e kanë kuptuar zgjidhjen time tani”.
Gjithashtu në këtë reportazh është folur për luftën e Kosovës me Serbinë në territorin shqiptar, por zgjedhja e gabuar e bërë nga ana e “VitesseTv” ishte muzika e zgjedhur në këtë reportazh të veçantë. Nën tingujt e filmit të vjetër turk “Shamikuqja”, kur fare mirë mund të niste me një muzikë patriotike shqiptare.