Paul Pogba nuk do të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjen e sotme kundër Freiburgut në Ligën e Evropës.

Siç u konfirmua për “ANSA”, ai nuk u përjashtua për probleme fizike, por për arsye disiplinore. Mesfushori francez u vonua në stërvitjen e djeshme, përcjell TV Malisheva.

Kështu trajneri Allegri dhe klubi vendosën të mos e ftojnë fare. Për pjesën tjetër, Alex Sandro është rikuperuar, ndërsa De Sciglio dhe Milik mbeten ende jashtë.

/TV Malisheva

Share.