Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas tri fitoreve radhazi, Gjilani është ndalur me barazim nga Prishtina, e cila mori barazimin e dytë me radhë.
Pas 45 minutave lojë portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë.
Pjesa e dytë u karakterizua me më shumë raste nga të dyja ekipet, me mysafirët për një nuancë më të mirë, por edhe kësaj radhe nuk pati gola dhe ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.
Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 39 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 32 pikë.
Ballkani dhe Drita janë përballur në një ndeshje të zjarrtë në Suharekë, por që nuk ka sjell fitues pasi rezultati përfundimtar ishte baras 1-1.
Ishin vendasit që e gjetën të parët epërsinë, kur në minutën e 17-të, ishte kapiteni Edvin Kuc që realizoi me kokë për 1-0.
Kurse në minutën e 36-të e ndeshjes kur mysafirët gjetën golin e barazimit, kur Almir Ajzeraj harkoi nga këndi, derisa Leonat Vitija dërgoi topin në rrjetë nga afërsia për 1-1.
Edhe pjesa e dytë nisi me intensitet të lartë, me dy skuadrat që krijonin raste të shumta.
Ballkani vazhdon të mbetet lider në Albi Mall Superligë me 50 pikë, derisa Drita është e dyta me 48.
Ndeshjen e ardhshme Ballkani e luan në udhëtim te Llapi, derisa Drita luan derbin lokal si mysafir i Gjilanit.
/TV Malisheva