Ka përfunduar pjesa e parë edhe në katër ndeshjet e mbetura të programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi vetëm dy gola të shënuar deri tani.

Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United po barazon 1:1 me Real Betisin.

Marcus Rashford e zhbllokoi rezultatin duke kaluar Unitedin në epërsi në minutën e 6′, kurse Real Betisi e gjeti golin e barazimit në minutën e 32′ përmes Ayoze Perez.

Krahas kësaj përballjeje po zhvillohet edhe ndeshja mes Juventusit dhe Freiburgut, ku të dy skuadrat kanë hyrë në pushim pa e gjetur golin, duke barazuar 0:0.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Juventus 0:0 Freiburg

Manchester United 1:1 Real Betis

Sevilla 0:0 Fenerbahce

Shakhtar Donetsk 0:0 Feyenoord

Share.