Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po merret me përgatitjet e procesit zgjedhor për katër komunat veriore në vend.
KQZ-ja ka hapur edhe afatet për subjektet e interesuar për të garuar për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, si dhe për asamble në Zveçan e Leposaviq.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se deri tani janë certifikuar 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble dhe se presin aplikime tjera.
Ndërkohë, gjatë se enjtes, Lista serbe njoftoi bojkotimin në këtë proces zgjedhor.
/TV Malisheva