Ka filluar të zhvillohet minuta e parë në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, të vlefshme këto për xhiron e 25 të këtij edicioni.
Stadiumi “18 Qershori” në Klinë është nikoqir i përballjes interesante që po zhvillohet mes Dukagjinit dhe Drenicës.
Po ashtu, krahas kësaj ndeshje po zhvillohet edhe dueli mes Trepçës ’89 dhe Ferizaj, që ndryshe mund të konsiderohet edhe si përballje për mbijetesë në elitë.
Ndeshjet që kanë filluar i gjeni më poshtë.
Dukagjini – Drenica
Trepça ’89 – Ferizaj
/TV Malisheva