Kanë përfunduar pesë nga gjashtë ndeshjet e programit të sotëm të Bundesligas, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munichu e ka mposhtur 5:2 skuadrën e Augsburgut.
Golat për kampionin gjerman i shënuan Cancelo (minuta e 15′), Pavard (minuta e 19′ dhe 35′), Sane (minuta e 45′) dhe Davies (minuta e 74′), kurse te Augsburgu golashënues ishin Mërgim Berisha (minuta e 3′ dhe minuta e 60′) dhe Irvin Cardona (minuta e 90+3′).
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e RB Leipzigut, e cila e mposhti bindshëm Borussia Monchengladbachun me shifrat 3:0.
Golat për Leipzigun i shënuan Werner (minuta e 57′), Forsberg (minuta e 71′) dhe Gvardiol (minuta e 80′).
Rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar në Bundesliga i gjeni më poshtë.
Bayern Munich 5:3 Augsburg
Eintracht Frankfurt 1:1 Stuttgart
Hertha Berlin 1:1 Mainz
RB Leipzig 3:0 Borussia Monchengladbach /TV Malisheva