Zvicra do të gjobisë blerësit që injorojnë kufizimet ndaj koronavirusit dhe bëjnë pazar në vendet fqinje ku çmimet janë shumë më të ulëta, tha sot qeveria zvicerane.
Banorët zviceranë shpesh vizitojnë Austrinë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë për të përfituar nga çmimet përgjithësisht më të ulëta dhe mundësinë e kompensimit të taksës së vlerës së shtuar edhe në produktet themelore ushqimore, transmeton Reuters