Drita ka marr tri pikë të plota nga ballafaqimi me Gjilanin në derbin lokal të xhiros së 25-të ndaj të cilit triumfoi me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e trajnerit Arsim Thaqi e realizoi Blendi Baftiu në minutën e 43-të.

Befasia më e madhe ndodhi në ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Ballkanit në “Zahir Pajaziti”, aty ku vendasit i befasuan kampionët në fuqi duke triumfuar me rezultat 3-2 në fund.

Alidemaj, Maliqi dhe Bianor shënuan për skuadrën e Tahir Batatinës, ndërsa Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica shënuan për skuadrën e Ilir Dajës.

Një tjetër befasi e dorës së parë ndodhë në sfidën Prishtina-Malisheva ku mysafirët të drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli triumfuan me rezultat 2-1 me golat e shënuar nga Soboivalle dhe Hazrollaj, kurse golin e vetëm te skuadra e Ismet Munishit e shënoi Shefiti.

Malisheva arketon 3 pikë të vlefshme duke u ngritur në poziten e 7 me 28 pikë.

/TV Malisheva

Share.