Një ngjarja tragjike u raportua se ka ndodhur gjatë së enjtes në Zvicër.

Një burrë dyshohet se ka vrarë familjen e tij, gruan, tre vajzat dhe më pas edhe vetën.

Fillimisht u dyshua se familja pesë anëtarëshe u shua si pasojë e një zjarri që kishte rënë në vilën e tyre në qytetin Yverdon, Vaud.

Por, duket se ngjarja ka marrë drejtim tjetër pasi në trupat e viktimave janë gjetur edhe plagë nga arma e zjarrit.

Dyshimet u ngritën pasi aty hetuesit gjetën edhe armën që i përkiste 45-vjeçarit, shkruan gazeta Blick.ch përcjell /TV Malisheva.

Policia në dhomat e shtëpisë ka gjetur edhe preparate që e shpejtojnë përhapjen e zjarrit.

Shkaqet e zjarrit në shtëpi ende nuk dihen por sipas autoriteteve nuk përjashtohet mundësia që edhe një palë e tretë të jetë e përfshirë në rast.

Sipas Blick, hetimet do të vazhdojnë edhe me ekspertët e Universitetit të Lozanës.

Tragjedi Zvicër Yverdon

Ndërkaq fqinjët bëjnë të ditur se çifti ishte ndarë kohët e fundit.

Rreth rastit policia ishte njoftuar të enjten rreth orës 06:40 se kishte ndodhur një shpërthim para se të niste zjarri e fqinjët thonë se kanë menduar të ishte ndonjë bombë.

Debora di Fuotri ka thënë për Blick se derisa ishte shtrirë kishte dëgjuar shpërthimin:

“I gjithë trupi më dridhej. Mendova se ishte një sulm me bombë”, tha ajo.

Shtëpia është shkatërruar plotësisht nga zjarri.

Fillimisht u gjetën katër trupa, e tek të premten u gjet edhe trupi i njërës nga vajzat.

Viktimat janë identifikuar dhe tashmë dihet se bëhet fjalë për babain (45-vjeçar), nënën (40-vjeçare), vajzat e moshës (pesë, nëntë dhe 13-vjeçare).

/TV Malisheva

Share.