Barcelona ka fituar 1-0 në udhëtim te Athletic Bilbao në kuadër të javës së 25-të në La Liga.
Qysh në minutën e dytë, katalunasit rrezikuan portën e vendasve me anë të Ferran Torres, por goditja e tij përfundoi jashtë.
Bilbao lëshoi mundësi edhe më të mira pas gjysmë ore lojë, pasi Inaki Williams dhe Raul Garcia dështuan të shënonin nga afërsia.
Ishte minuta e 45+1-të kur Raphinha shënoi golin e vetëm në ndeshje edhe pse gjyqtarit iu dashtë ndihma e VAR-it për të shikuar nëse ishte për pozicion jashtë loje ose jo.
Bilbao rrezikoi më pas me anë të Alex Berenguer (72’), mirëpo as ky nuk ia doli ta mposhtte Ter Stegen.
Tani Barcelona është 9 pikë larg Real Madridit kurse Bilbao momentalisht ndodhet në vendin e nëntë.
/TV Malisheva