Liderët e vendeve anëtare të G7 gjatë një video-konference sot, ranë dakord të fillojnë një rishikim të procesit të reformës në Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO).
Ata janë shprehur për një qasje të koordinuar globale për të luftuar pandeminë e koronavirusit, njofton Shtëpia e Bardhë.
“Udhëheqësit e vendeve të G7 deklaruan se shpenzuan mbi 1 miliard dollarë në vit për punën e OBSH-së, dhe pjesa më e madhe e seancës iu kushtua mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit të OBSH-së gjatë luftës kundër pandemisë COVID-19. Udhëheqësit janë të angazhuar për rishikimin dhe reformën e përgjithshme të WHO,” thuhet në deklaratë