Dani Ceballos ka përcaktuar objektivin e tij kryesor në bisedimet për zgjatjen e kontratës me Real Madridin.

Reprezentuesit spanjoll i skadon kontrata në Madrid në fund të sezonit pa ndonjë përparim të konfirmuar për rinovim.

Ceballos ka luajtur një rol të rregullt në planet e Carlo Ancelottit këtë sezon, si një opsion i rradhës në mesfushë, pas një fillimi të ngjeshur të vitit 2023.

Megjithatë, pavarësisht qëndrimit mendjehapur të Ancelottit për mbajtjen e Ceballos në kryeqytetin spanjoll, klubi do të bëjë thirrjen e fundit.

Me spekulimet që vazhdojnë të rriten për lëvizjen e tij të radhës, Ceballos këmbënguli se ai dëshiron vetëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me meritë, me një aluzion mbi dëshirën për një rol më të madh në ekipin e parë.

Dani Ceballos: “Kam mbetur edhe tre muaj në kontratën time, atëherë do të flas me njerëzit e duhur, gjithashtu edhe me familjen time”, tha ai.

“Dua të kënaqem, kështu që nuk dua një kontratë të re nëse nuk e meritoj këtë, nuk dua të bashkohem me një klub tjetër nëse nuk e meritoj këtë”.

/TV Malisheva

Share.