Futbolli njihet si sporti më i famshëm në gjithë botën, mirëpo edhe pse është aq i famshëm ka disa fakte interesante që me siguri nuk i dinit për të. Këtu do t’i paraqesim 10 nga këto fakte.
- Futbolli mendohet të ketë një origjinë më të lashtë, e cila e ka prejardhjen nga Kina. Kinezët e lashtë rreth 2300 vjet më parë kishin krijuar një lojë, e cila quhej “ Cuju” dhe mendohet të jetë forma e hershme e futbollit .
- Ndeshja e parë e futbollit, e cila është transmetuar në një ekran televiziv ishte një ndeshje stërvitore në mes Arsenal dhe Arsenal B në stadiumin e vjetër të Arsenalit të ashtuquajtur Haiburi (Highbury).
- Duke qenë se sporti i basketbollit është krijuar rreth 30 vite më vonë se futbolli, krijuesit nuk i kishin krejtësisht të qarta idetë se si duhet ta bënin lojën. Ata ranë dakord dhe vendosën që në fillimet e basketbollit, topi që do të përdorej të ishte i njëjtë me atë të futbollit. Ndeshja e parë e basketbollit është luajtur me një top futbolli.
- Ekipi i parë i zyrtarizuar dhe i njohur publikisht në hisorinë e futbollit është ekipi i Sheefield F.C. Ky ekip anglez i krijuar para 162 viteve, ekzaktësisht më 24 tetor 1857. Ngjyrat përfaqësuese të këtij ekipi janë kuq e zi. Fakt interesant është që ky ekip gjatë 20 viteve të para të krijimit ka luajtur me rregullat që i ka vendosur vet klubi.
- Në vitin 1999 u organizua turneu më i madh në historinë e futbollit në Bangkok të Tailandës, ku morën pjesë 5098 ekipe të ndryshme nga bota si dhe plot 35000 lojtarë.
- Duhet pranuar se futbolli ka ndjekësit më të zjarrtë në botë. Prej një kohe të shkurtër tashmë, prodhuesi kryesor i topave të futbollit është shteti i Pakistanit, i cili është prodhuesi i më shumë se 80% të topave të futbollit në gjithë botën.
- Sipas statistikave një lojtar futbolli kryen mesatarisht në fushë 15 km vrap.
- Trofeu i kupës së botës në futboll peshon 13 kilogram dhe është i përbërë nga një sasi ari 18 karatesh.
- Shteti i Indisë nuk e pranoi pjesëmarrjen në kupën e botës në futboll më 1950, pasi FIFA nuk i lejoi të luanin futboll këmbëzbathur.
- Për një kohë të gjatë deri më 1991, futbolli cilësohej si i paligjshëm në shtetin amerikan të Misisipit, dhe nëse të kapnin duke shikuar futboll kishte shanse të mëdha që të dënonin.
/TV Malisheva