Trupi i njeriut ndryshon anatomikisht në mënyra të njohura. Fiziologjia fokusohet në sistemet dhe organet e trupit të njeriut dhe funksionet e tyre. Njihuni me disa nga faktet interesante për trupin e njeriut.
- Humbasim çdo ditë afro 1 milionë qeliza të lëkurës, ose gati dy kilogramë në vit.
- Syri mund të përceptojë rreth 10 milionë ngjyra të ndryshme, por truri nuk arrin ti memorizojë të gjitha.
- Gjatësia totale e nervave në trupin e njeriut është 75 kilometra.
- Gjaku ynë përshkon 19.312 km në një ditë të vetme.
- Gaboheni nëse mendoni që ekzistojnë vetëm 4 grupe gjaku. Në të vërtetë ekzistojnë plot 29 grupe. Grupet më të rrallë që i përkasin grupit Bombay, mbartësit e të cilëve janë një grup i vogël familjesh në Japoni.
- Thonjëve të brishtë dhe të butë të cilëve iu mungon gjysmëhëna, tregon që keni mbiprodhim të gjëndrave të tiroides.
- Një njeri me zhvillim fiziologjik normal merr frymë 20.000 herë në ditë.
- Zemra e njeriut rreh plot 35 milionë herë në vit.
- Në trurin tonë ndodhin 100.000 reaksione kimike në sekondë.
- Gjurma e gjuhës është unike sikurse AND- ja.
- Kafka juaj përbëhet nga 29 kocka të ndryshme.
- Impulset nervore të dërguara nga truri lëvizin me një shpejtësi prej 274 km / h.
- Deri në fund të jetës së një personi, ata mund të kujtojnë, mesatarisht, rreth 150 trilionë pjesë informacioni.
- Pesha totale e baktereve në trupin e njeriut është 2 kg.
- Buzët e njeriut janë qindra herë më të ndjeshme sesa pjesa e gishtave të një personi.
/TV Malisheva