Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë ndaj Liverpoolit në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë ishte e rëndë për të kuqtë, pasi u mposhtën 5-2 nga madrilenët në shtëpinë e tyre.
Lajmi i madh është se superylli dhe kapiteni i klubit Karim Benzema është rikthyer në skuadër pasi humbi ndeshjen e fundjavës kundër Espanyol për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.
Megjithatë, David Alaba mbetet i padisponueshëm për përzgjedhjen për Ancelottin kundër Liverpoolit, pasi ai ende po rikuperohet nga lëndimi që mori në Anfield.
Më poshtë e keni listën e të ftuarve për ndeshjen e nesërme në kuadër të Ligës së Kampionëve.
/TV Malisheva