Albion Rrahmani, i cili njihet ndryshe edhe si “Lewandowski i Ballkanit”, ka marrë ftesë nga trajneri Alain Giresse për grumbullim në Kombëtaren e Kosovës.

Arlind Sadiku, sulmuesi i Ballkanit është ftuar për herë të parë te Kosova, për ndeshjet e muajit mars të Kosovës, përcjell TV Malisheva.

“Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje në këtë muaj, të vlefshme këto për ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian.

Fillimisht, ndeshjen e parë Kosova do ta luajë si mysafire kundër Izraelit më 25 mars, kurse tre ditë më vonë (28 mars) e pret Kombëtaren e Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/TV Malisheva 

Share.