Uji është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur.

  1. A e dini se planeti Tokë është pothuajse i tëri i mbuluar me ujë. Madje tokat janë kontinente të cilat lundrojnë si për të thënë mbi ujëra dhe ato spostojnë dalëngadalë me kalimin e viteve. Deri sot askush nuk di se si erdhi uji në tokë, ka shumë aludime, por kjo pikë mbetet ende një mister.
  2. Uji është përbërsi bazë i jetës në Tokë. Trupi i njeriut është i përbërë deri në 70% ujë, pemët pa ujë thahen, kafshët dhe insektet nuk do të lindnin, toka pa ujë nuk do të ekzistonte bashkë me të edhe njeriu, pra uji është vetë jeta. Sipas shkencës jeta në planetin Tokë do të zhdukej renda 12 ditëve, sepse kaq është rezistenca maksimale e trupit. Që në ditën e dytë trupi fillon problemet, por duke konsumuar fruta dhe perime të cilat përmbajnë ujë në krye të 7 ditëve trupi tret vetveten, gjaku bëhet i trashë dhe rrahjet e zemrës bëhen akoma më të forta deri në një moment kur zemra ndalet. Gratë janë ato që rezistojnë më shumë, sepse trupi femërorë është më rezistues se ai mashkullorë. Femra konservon më shumë lëngje dhe tjetra është se konsumon më pak energji dhe kjo bën që femra të mbijetojë më gjatë se mashkulli.
  3. Kimisti japonez Masaru Emoto pasi studioi disa pika uji të marrura në disa situata dhe vende të ndryshme ai vuri re se uji kishte modifikuar dhe kjo kishte ndodhur nga tingujt, nga aty filloi eksperimentet dhe vërtetoi shkencërisht modelet e formës së ujit, pra i pastër, mesatar dhe i papastër. Sipas Masaru Emotos edhe kur gëlltisim ujë ai transformohet në trupat tonë me një dizajn unik për secilin, madje ndryshon edhe kualitetin në pozitiv ose negativ dhe kjo varet direkt në ne.
  4. A e dini se sa është çmimi më i madh i një litri uji? Uji në Shqipëri fillon nga një çmim me maksimum rreth 100 lekë. Por një litër ujë i austronautëve kushton deri në 20.000 euro, quhet smat si emri i shoqërisë, e cila ka kontratën me ISS- në për furnizimin me ujë të austronautëve, kur gjendet akoma në Tokë çdo litër smat kushton 4000 euro për litër, por për ta dërguar në orbitë tejkalon 20.000 euron.
  5. Sipas një studimi të gjatë të laboratorit në Saint Petersburg u vë re se uji në planetin Tokë nuk është përbërë as edhe një gram, pra nuk është shpërdoruar as edhe një pikë e vetme. Sipas këtij studimi rezulton se reciklimi i ujit nga hapësira në Tokë me anë të reshjeve dhe nga detërat apo oqeanet që anasjelltas e ngjisin lart në forma avulli, uji prapë ka mbetur ai që ka qenë.
  6. Kohët e fundit shkenctarët kanë zbuluar se uji ka 66 elementë që konsiderohen si anomali. Sipas eksperimenteve të kryera me rreze X, uji në ambiente me temperaturë normale formon një strukturë të çrregullt dhe një pjesë tjetër super të organizuar, kurse në temperatura të larta struktura që më parë ishte e rregullt fillon dhe çorientohet dhe pikërisht në atë moment hyn në forcë një element tjetër që më parë ishte neutral dhe për shkencën ky mbetet ende një mister.

/TV Malisheva

Share.