Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se mbi 30 përqind të punëtorëve janë të pa legalizuar, ku kryesisht bëjnë pjesë punëtorët që punojnë në ndërtimtari dhe punëtorët teknik.

Sipas tij, janë bërë disa gabime me pakon emergjente, pasi Qeveria fare nuk është konsultuar me këtë sindikatë.

“Paguhen shtesë punëtorët e marketeve, barnatoreve, po jo edhe pastruesit e Qendrave të Mjekësisë Familjare apo edhe sigurimi”, tha ai./ Tv Malisheva

Share.