Në ditët e sotme për shkak të internetit, çdokush mund të zbulojë fakte të ndryshme për botën. Megjithatë, ekzistojnë fakte që mund t’ju duken të pabesueshme si: çokollata iu bën më të zgjuar.

1. Shumica e yndyrës largohet nga trupi përmes frymëmarrjes.

Një fizikant australian, Ruben Meerman, kreu një seri eksperimentesh dhe zbuloi se njerëzit nxjerrin yndyrë. Sipas tij, rreth 10 kg yndyrë shndërrohet në 8 kg dioksid karboni që e lë trupin në formën e ajrit të nxjerrë dhe ne humbim rreth 1.5  kg në ujë (përmes urinës, djersës dhe lotëve).

2. Personelit shëndetësor në Britaninë e Madhe nuk u lejohet të mbajnë unaza në punë.

Duart e mjekëve dhe infermierëve duhet të jenë gati për punë në çdo kohë. Por hapësira në gisht prej unazës mund të mbetet e kontaminuar dhe mund të jetë vërtetë e vështirë të hiqet. Prandaj, për të mos humbur kohën e çmuar për të hequr unazën, punëtorët e mjekësisë janë të ndaluar t’i vendosin ato.

3. Çokollata iu bën më të zgjuar.

Doktori Franz Messerli kreu një studim dhe zbuloi se konsumimi i çokollatës mund të përmirësojë aftësitë mendore të një personi.

4. Gëzofi i arinjve polarë nuk është në të vërtetë i bardhë.

Në fakt, gëzofi i ariut polar nuk ka pigment, është gjysmë transparent. Dhe lëkura e tyre është e zezë e cila i ndihmon ata të rrinë ngrohtë pasi e zeza thith rrezet e diellit më mirë dhe shpejton procesin e tharjes së gëzofit pas notit.

5. Treni u shpik 16 vjet më përpara se një biçikletë.

Treni i parë Puffing Devil u shpik në vitin 1801 nga inxhinieri anglez Richard Trevithick, ndërsa prototipi i parë i një biçiklete, pajisja me dy rrota Laufmaschine, u krijua në 1817 nga profesori gjerman, Baron Karl von Drais.

6. Minjtë qeshin kur gudulisen.

Shkencëtarët zbuluan se minjtë janë gjitarët e tjerë të vetëm që mund të qeshin ndërsa gudulisen, ashtu si njerëzit. Sidoqoftë, minjtë qeshin vetëm nëse janë në një humor të mirë. Nëse ndihen të dëshpëruar ose të frikësuar, reagimi ndaj gudulisjes është dukshëm më i dobët.

/TV Malisheva

Share.