Filozofi gjerman, Friedrich Nietzsche, ka qenë një prej mendjeve më të mëdha. Idetë e tij filozofike transformuan botën e filozofisë, duke e ngritur një nivel më lartë.

Më poshtë kemi përmbledhur 70 prej thënieve më të fuqishme të Nietzsches, që shërbejnë për të hapur mendjen dhe për të parë gjërat nga një këndvështrim krejt tjetër:

  1. Jeto çdo ditë të jetës sate sikur të ishte e para, sikur të ishte e fundit.
  2. Çfarë s’më vret, më bën më të fortë.
  3. Një femër e bukur ka diçka të ngjashme me të vërtetën: të dyja japin më shumë kënaqësi kur i dëshiron sesa kur i zotëron.
  4. Çdo gjëje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën.
  5. Gjëja e mirë nuk na pëlqen, nëse nuk jemi në lartësinë e saj.
  6. Te femra gjithçka është enigmë, por gjithçka ka zgjidhje: kjo quhet shtatzëni.
  7. Koha ime nuk ka ardhur akoma: disa lindin para kohe.
  8. Për femrën, mashkulli është një mjet, qëllimi i të cilës është përherë një fëmijë.
  9. Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin bashkë, martesat e mira do të ishin shumë më tepër.
  10. Meshkujt hiqen si të pashpirt, por në fakt, femrat janë të tilla. Femrat hiqen si të ndjeshme, por në fakt, meshkujt janë të tillë.
  11. Jeta përbëhet nga çaste të rralla me intensitet të madh e intervale të panumërta. Por, pjesa më e madhe e njerëzve, duke mos njohur çastet magjike, jeton vetëm intervalet.
  12. Të mos flasësh aspak për veten është hipokrizi e sofistikuar.
  13. Nëse të gjitha lëmoshat do të jepeshin vetëm për mëshirë, të gjithë lypësit do të vdisnin urie.
  14. Gjumi nuk është art i vogël: duhet kaluar e gjithë dita zgjuar për ta arritur.
  15. Kështu arsyetojnë të gjithë peshqit: “gjësë që ata s’ia prekin fundin, është pa fund”.
  16. Femra qe gabimi i dytë i Zotit.
  17. Në dashurinë e vërtetë, shpirti përqafon trupin.
  18. Nëse shikon gjatë brenda errësirës, edhe errësira do të shikojë brenda teje.
  19. Në hakmarrje e në dashuri femra është më e egër sesa mashkulli.
  20. Pak janë femrat e ndershme që nuk janë lodhur së luajturi këtë rol.
  21. E duam jetën, jo ngaqë jemi të prirë të jetojmë, por ngaqë jemi të prirë të duam.
  22. Të gjithë duan fronin, sikur lumturia të gjendej në fron! Shpesh në fron rri llumi, e shpesh edhe froni është mbi llum.
  23. Ka gjithmonë një grimcë çmendurie në dashuri, ashtu siç ka gjithmonë një grimcë logjike në çmenduri.
  24. Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi vrarë.
  25. Poetët nuk kanë skrupuj kundrejt përvojave intime të tyre: i shfrytëzojnë.
  26. Nuk është forca, por aftësia e një ndijimi të gjatë që i bën njerëzit superior.
  27. Suksesi ka qenë gjithmonë gënjeshtari më i madh.
  28. Asnjë fitues nuk i beson rastësisë.
  29. Të qeshësh do të thotë të kënaqesh me vuajtjen e tjetrit, por me ndërgjegje të qetë.
  30. Shpesh, një nënë, më shumë se të birin, do veten e saj në të.
  31. Disa nëna kanë nevojë për fëmijë të palumtur, që të mund të shfaqin mirësinë e tyre prej nëne.
  32. Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni.
  33. Parapëlqej njerëzit që janë të tejdukshëm si ujërat, që lejojnë të shohim papastërtitë në fund.
  34. Njeriu është vetëm një gabim i Zotit apo Zoti është vetëm një gabim i njeriut?
  35. Fati ynë ushtron ndikimin e tij mbi ne edhe kur ne nuk e kemi kuptuar natyrën e tij: e ardhmja jonë përcakton ligjet e të sotmes sonë.
  36. Nuk mund të ketë një Zot, pasi po të kishte, nuk mund të mos isha unë.
  37. Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim.
  38. Kush ka një “sepse”, kalon çdo “si?”.
  39. Nuk ekzistojnë fenomene morale, ekzistojnë vetëm interpretime morale të fenomeneve.
  40. Edhe hyjnitë, më kot luftojnë kundër mërzisë.
  41. Më mirë të biesh në duart e vrasësit se në ëndrrat e femrës epshore.
  42. Pas një njeriu që ka rënë në ujë hidhemi pa ngurrim, nëse përreth nesh ka njerëz që nuk guxojnë ta bëjnë.
  43. A duhet mallkuar patjetër atje ku nuk mund të dashurohet?
  44. Femra mëson të urrejë gradualisht me humbjen e aftësisë së magjepsjes.
  45. Është shenjë dalluese e madhështisë, lumturimi i të tjerëve me dhurata të vogla.
  46. Meshkujt duan dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ata duan femrën, si lojën më të rrezikshme.
  47. Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund t’i shijosh disa herë gjërat për herë të parë.
  48. Insektet nuk pickojnë se janë shpirtligj, por sepse duan të jetojnë; po kështu edhe kritikët: duan gjakun tonë, jo dhimbjen tonë.
  49. Kujtesa më thotë se unë e kam bërë këtë gjë, krenaria më thotë se nuk e kam bërë: më në fund kujtesa lëshon pe.
  50. Duhet të kemi një kaos përbrenda për të ngjizur një yll vallëzues.
  51. E vërteta është një prej shumë joshjeve letrare.
  52. Sa më lart të ngjitesh, aq më i vogël do t’u dukesh syve ziliqarë.
  53. Kush nuk ka krahë, të mos qëndrojë mbi greminë.
  54. Jo çdo fjalë i përshtatet çdo goje.
  55. Edhe Zoti ka ferrin e tij: është dashuria që ai ka për njerëzit.
  56. Femrat edhe mund të lidhin miqësi me një mashkull, por që ta mbajnë atë, nevojitet ndonjë antipati e vogël fizike.
  57. Femrat e shoqërisë së lartë mendojnë se diçka nuk ekziston, nëse nuk mund të flitet haptas për të.
  58. Femra nuk është e aftë për miqësi, ajo njeh vetëm dashurinë.
  59. Duhet më shumë kurajë për të ndaluar apo për t’u kthyer pas, sesa për të bërë përpara.
  60. E vërteta është se e vërteta ndryshon.
  61. E ardhmja e ndikon të tashmen aq sa e shkuara.
  62. Nëse ke shumë për të dhënë, një ditë ka mijëra xhepa.
  63. Diell, po të mos ishin njerëzit që i ngroh e u jep jetë, ç’kuptim do të kishte lindja jote?
  64. Në fakt, dashuria e ka shpagimin e saj ashtu si në qiell edhe mbi tokë.
  65. Dashuria është ajo gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ndryshe nga ç’janë.
  66. Çfarë bëhet për dashuri është gjithmonë përtej të mirës dhe të keqes.
  67. Çdo ditë çuditem: unë nuk e njoh veten.
  68. Kemi artin që të mos vdesim prej se vërtetës.
  69. E kam të vështirë të mbaj mend qëndrimet e mia, pa kujtuar arsyet për këto qëndrime.
  70. Kush shkruan aforizma dhe i shkruan ato me gjak, nuk dëshiron ta lexojnë, por ta mësojnë përmendësh. /TV Malisheva

Share.