Dr. Fauci i premtoi publikut amerikan që për një javë do të fillohet të bëhet testi i gjakut i antitrupave për koronavirus, që të gjendet kush e ka kaluar dhe është i mbrojtur, pra ka krijuar imunitet. Dr. Anthony Fauci është eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task Force pranë Shtëpisë së Bardhë. FDA rregullatori i SHBA-se, po bën dhënien e certifikimit të verifikimit për këto teste, me përshpejtim të jashtëzakonshëm emergjence, duke liruar shumë kritere.

Dr. Fauci tha që pas një jave do të ketë certifikimin e një ose me shumë markave të ndryshme testesh për antitrupat (janë me dhjetëra teste të ndryshme të propozuara, dhe në BE më shumë se 60). I pyetur a do të mund t’i bëhet ky test gjithë popullsisë amerikane 330 milionë, Dr. Fauci u përgjigj: “Me siguri do te behën miliona teste. Por testi do të na shërbeje kryesisht që të dimë në kohë reale, në çdo moment, sa është përhapja e infeksionit në popullsi.” Pra sa është prevalenca, përqindja e popullsisë që ka infeksionin nga koronavirusi ose e ka kaluar atë.

Mendohet gjysma e të infektuarve, e kalojnë pa shenja sëmundjeje ose me shenja të vogla, nuk e dinë që e kanë kaluar.
Këta ia transmetojnë të tjerëve kur infeksionin e kanë aktiv. Deri tani ne SHBA është testuar meë pak se 1% e popullsisë me testin e tamponit, me numër janë bere gati 2,7 milionë teste tamponi. Ndërkohë që shpesh kush ka patur shenja Covid nuk ka mundur të testohet. Përgjigjen shpesh ta japin pas 3-4 ditësh. Me ketë sasi testimesh nuk dihet mire sa i përhapur është infeksioni në popullsi.

Kur Institucioni i Shëndetit Publik amerikan do të ndjekë në çdo moment në kohë reale, sa është i përhapur koronavirusi në popullsi, do të dijë të këshillojë për vendimet: pra a t’i nxjerrësh njerëzit neë punë apo t’i mbash akoma të mbyllur në shtëpi. Vetëm mbyllja e njerëzve në shtëpi, e shuan pandeminë. Koronavirusi ngjitet shumë lehtë nga njeriu në njeri, me anë të ajrit që del me kollë, të folur ose frymëmarrje, kur njerëzit janë afër njeri-tjetrit. Për analizën e gjakut te antitrupave FDA doli me deklarim më të kujdesshëm – komisioneri i FDA Dr. Stephen Hahn tha: “asnjë test nuk është 100% i saktë, por ajo që ne nuk duam është të kemi teste tepër të pasakte, sepse do të jetë shumë më keq të kemi teste tepër të pasakta sesa të mos testojmë fare.”

Në Itali, në rajonin e Lombardise, më e goditura nga epidemia, në 21 prill do të fillojnë me 20 mije testime sierologjike për antitrupat.

Nisin me personelin shëndetësor, pastaj me qytetarët që e kanë të nevojshme të kthehen në punë, duke u përqendruar në zonat më të goditura nga infeksioni në rajonin e Lombardisë. Lombardia po vë gjoba për ata që nuk zbatojnë rregullin e saj: mbajtjen e maskës (edhe artizanale) kur dilet nga shtëpia (këtë rregull e kane edhe disa rajone te tjera italiane). Por analiza e gjakut nuk bën diagnoze të hershme infeksioni Covid. Atë e bën vetëm tamponi./ Tv Malisheva

Share.