Delegacioni i Katarit që përfaqëson Sheikun Jassim, ka mbërritur para pak çastesh në qendrën stërvitore të Manchester United.
Sheiku Jassim nuk ka udhëtuar drejt qytetit të Manchesterit sot, por ka dërguar ekipin e tij bankar dhe të biznesit që të merren me bisedime, raporton TV Malisheva.
Sheiku Jassim ka shprehur interesim serioz për ta blerë klubin e Manchester United, pas lajmit se Familja Glazers është e gatshme që të shes gjigantin anglez.
Po ashtu, thuhet se nesër Manchesterin do ta vizitojë edhe delegacioni “Ineos” për të biseduar me zyrtarët e United për shitjen e klubit.
Delegacionin e “Ineos” e përbëjnë Sir Jim Ratcliffe së bashku me bashkëpronarët e kompanisë si Andy Currie, John Reece, Rob Nevin, Jean Claude Blanc dhe Dave Brailsford.
/TV Malisheva