Danimarka do të lejojë hapjen e disa bizneseve të vogla si parukeritë, sallonet e bukurisë dhe autoshkollat më 20 prill.

“Askush nuk dëshiron ta mbajë Danimarkën të mbyllur një ditë më shumë sesa është e nevojshme,” tha kryeministri Mette Frederikse.

Masa vjen pasi disa vende të tjera evropiane, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, njoftuan një lehtësim të ngjashëm të masave të tyre të bllokimit.

Të mërkurën e 15 prillit, Danimarka lejoi hapjen disa çerdheve dhe shkollave fillore duke zbatuar rregullat.

Vendi do vazhdojë t’i mbajë kufijtë e tij të mbyllur megjithë, si dhe ndalohet hapja e restoranteve, bareve, palestrave si dhe tubimet e mëdha publike.

Danimarka ka regjistruar 6,879 të infektuar teksa 321 persona kanë humbur jetën nga Covid-19./ Tv Malisheva

Share.